“Çuçi pronar biznesi skafesh”, Tomorri nxjerr dokumentin: Nga u buron policëve dashuria për gomonet (FOTO LAJM)

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një dokument, për të cilin Tomorri thotë se Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook, Tomorri ka ironizuar skafin me të cilin polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Postimi i Plotë:

Skafisti i brendshem. Tek ky bordi ka dhe persona me background problematik. Koleget e ministrit dmth.

Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria per skafin./albeu.com/