Kapet gruaja që torturonte burrin kur nuk i lante mirë enët
Burri i shtëpisë nuk luan mirë enët dhe nuk i vari rrobat e lara në tel ashtu siç duhet, që një grua 48 vjeçare, me origjinë nga Peruja të xhindosej keqas.

Kështu, për çdo gabim të vogël, gruaja mbyllte bashkëshortin në nënçati, në shtëpinë e tyre në Monteverde, një lagje e Romës, Itali.

Keqtrajtimet vazhduan për vite të tëra, derisa vëllai i viktimës vendosi të denoncojë gruan.

Bashkëshorti duronte dhunimet e gruas, në mënyrë që të mos braktiste të birin, i cili jetonte në apartament me çiftin.

Gruaja në raste të ndryshme, e kishte përzënë burrin nga shtëpia ose i hidhte ilaç rrobash në ushqim, për ta detyruar të nxitonte me punët e shtëpisë.

Burri jetonte kështu në një gjendje të keqe fizike dhe psikologjike për shumë vite.

Pas denoncimit të kunatit, gruaja mori njoftimin e agjentëve të komisariatit të Monteverde, pas të cilit u detyrua të largohej nga shtëpia familjare. Ndërkohë, e ka të ndaluar t’i afrohet të shoqit.


Shtuar më 08/03/2019, ora 19:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori