Kapen trafikantët që shisnin drogë me aplikacionin e Snowden
Një “emoji” për të porositur drogë nëpërmjet një aplikacionisekret” që fshin mesazhet pas tre sekondash. Getuesit gjetën “dorën” ku mund të porositeshin pesë gram kokainë.

Ky është rezultati i operacionit të koduar “Lëvizja”, ku përfundoi në pranga një 32 vjeçar shqiptar me iniciale E.T, i cili jetonte në qendrën historike të Via della Sapienza në Itali.

Hetimi që çoi në urdhrin e arrestimit të shqiptarit filloi verën e kaluar pas arrestimit të një 38 vjeçari italian, banues në Murialdo.

Lënda narkotike e llojit kokainë shpërndahej nëpër një aplikacioni me “sekret të lartë” i quajtur Signal.

Hetuesit italianë kanë zbuluar se 32-vjeçari shqiptar, i cili ishte furnizuesi i një grupi të shitësve të drogës, i merrte porositë me SMS në aplikacion.

Një sistem praktik, i matur dhe i shpejtë, u lejonte atyre të shpërndanin rreth 50 doza kokainë në javë në zonën e Viterbos, ndërsa të ardhurat ishin mijëra euro në muaj.

Shqiptari i arrestuar, sipas karabinierëve, punonte me “profesionalizëm në të gjitha aspektet logjistike në lidhje me blerjen, transportin dhe fshehjen e kokainës, në disa raste në fshatrat e Viterbos, duke kryer lëvizje të fshehta për të shmangur kontrollin e policisë.

Si nisi operacioni?

Hetimi i prokurorisë filloi me një operacion kundër drogës më 20 korrik të vitit të shkuar, ku rreth orës 21:00 të mbrëmjes, u prangos një shtetas italian, i cili po i jepte një dozë kokainë një kontraktori të ri. Burri u largua me shpejtësi të çmendur me makinën e tij.

Ai u gjurmua pas një ore në Piazza del Comune, i tradhtuar nga “Panda” e tij blu e parkuar. Një çakmak i prishur u gjet brenda makinës, gjë që bëri që karabinierët të dyshojnë, pasi mund të ishte përdorur për fshehjen e dozës së kokainës.

Në gjurmët e aplikacionit “të fshehtë” që fshin mesazhet pas tre sekondash, raporton panorama.Gjatë gjykimit të 38-vjeçarit të arrestuar më 20 korrik në Murialdo, doli që aplikacioni “Signal” ishte përdorur për shitjen e drogës, mesazhet e të cilëve fshihen pas tre sekondash, ndaj u kontrollua telefoni i tij.

“Signal” është aplikacioni i famshëm sekret i Edward Snowden, i përdorur nga ish-agjenti i CIA-s për të zbuluar detaje të programeve të mbikëqyrjes të qeverisë amerikane që mbaheshin sekret.

Aplikacioni përdor protokollet “encryption end-to-end” për të siguruar të gjitha komunikimet ndërmjet përdoruesve, të cilët në mënyrë të pavarur mund të verifikojnë identitetin e korrespondentëve të tyre duke krahasuar “çelësat”, shkruajnë mediat italiane.

Gjatë thirrjeve, përdoruesit mund të kontrollojnë integritetin e kanalit të të dhënave duke kontrolluar nëse dy fjalë janë duke u përputhur nga dy personat në komunikim. Aplikimi gjithashtu ju lejon të dërgoni dhe të merrni mesazhe private, mesazhe grupi dhe mesazhe multimediale.
Shtuar më 14/05/2019, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori