Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
Kapen 65 afrikanë që vrisnin fëmijët albinë
Policia e Tanzanisë i ka arrestuar 65 persona, të cilët në këtë vend njihen si “mjekë të shtrigave”. Dyshohet se ata kanë vrarë dhjetë fëmijë përmes riteve të ndryshme. Besohet se këtyre fëmijëve u janë hequr pjesët e trupit.

Simon Sirro, inspektor i përgjithshëm i policisë, ka thënë se të gjithë praktikuesit e mëtodave tradicionale të mjekimit duhet të pajisen me licencë. “Kemi kërkuar gjithashtu nga institucionet tjera, përfshirë liderët politikë dhe fetarë, që të na ndihmojnë për këtë çështje”, ka thënë ai.

Këta fëmijë janë vrarë në rajonin jugperëndimor të Njombes në muajin janar, ndërsa një numër i papërcaktuar i fëmijëve janë vrarë edhe në rajonin verior të Simuyut. Shumë njerëz në Tanzani besojnë se pjesët e trupit të njerëzve që vuajnë nga albinizmi kanë fuqi magjike dhe shëruese.

Këta njerëz ndryshe quhen “zeru zeru” që do të thotë fantazma. Ata janë të stigmatizuar dhe shpesh përjashtohen nga familjet e tyre sepse mendojnë se këta njerëz janë të mallkuar.


Shtuar më 05/03/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori