Situata në
Iran vazhdon të jetë kaotike, ndërsa raportohet për 450 persona të
arrestuar në Teheran që nga e shtuna e kaluar për shkak të protestave kundër krizës ekonomike dhe qeverisë.
Protestat po përhapen në të gjithë vendin. Por kryeqyteti ka qenë më pak i përfshirë në krahasim me qytetet e tjera.
Autoritetet iraniane deklarojnë se 200 persona janë
arrestuar të shtunën, 150 të dielën dhe rreth 100 të
hënën.
Ndërkohë
presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se populli iranian ka vite që jeton i shtypur dhe ka të drejtë të ngrihet në protesta. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2018,
ora 15:59