Kaos në Paris, arrestohet një person
Pëlqej
Një operacion policorë është duke u zhvilluar në Paris rreth zonës së Champs Elysees, raportohet se shkak për këtë operacion është një makinë e cila është u djegur në atë zonë.

Mediat lokale kanë raportuar se një person është arrestuar në lidhje me këtë rast mirëpo është ende e pa qartë se pse forca të mëdha policore kanë rrethuar zonën e Champs Elysees.

Franca është aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse në vitet e fundit.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori