Kantoni i Zvicrës vendosi për ndalimin e burkës
Pëlqej
Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për ndalimin e burkës në vende publike.

Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës, pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë.

Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters, transmeton lajmi.net.

Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.

Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.
Shtuar më 23/09/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori