Kandidatja e parë që do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet presidentciale
Senatorja e Kalifornisë nga radhët e Partisë Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se do të jetë kandidate brenda partisë së saj për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020. Ajo i është bashkuar shumë kandidatëve tjerë potencialë, në mesin e të cilëve nuk ka favorit.

Ajo e hapi fushatën për zgjedhje përmes një paraqitjeje televizive në ditën kur në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Martin Luther Kingut. “Ta bëjmë këtë së bashku. Ta përcaktojmë të ardhmen tonë. Për veten, për fëmijët tanë, për vendin tonë”, tha Harris në një video promovuese.

Demokratja 54-vjeçare e përshkroi veten si luftëtare në mbrojtje të drejtësisë, njerëzisë dhe barazisë. “Këto janë vlerat që ne si amerikanë i mbrojmë. E ardhmja e vendit tonë varet nga ju dhe miliona të tjerë që ngrisin zërin për të luftuar për vlerat tona amerikane”, shtoi ajo.

Njoftimi i saj pason pas hyrjen në garë të senators Elizabeth Ëarren dhe Kirsten Gillibrand, ndërsa vendimin e njëjtë besohet se janë duke e shqyrtuar edhe shumë anëtarë të tjerë të kësaj partie. Harris është vajza me nënë indiane dhe baba xhamajkan, të cilët ishin njoftuar gjatë lëvizjes për të drejtat civile.


Shtuar më 21/01/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori