Kancelari i njohur gjerman futet në listën e armiqve ukrainas
Gjermania i bëri thirrje Ukrainës që të heqë nga interneti një listë të, siç thuhet, "armiqve të shtetit", pasi ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, është shfaqur në të.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se "e dënon fuqishëm" listën në ueb-faqen Mirotvorez, e cila drejtohet nga një i njohur i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov.

Schroeder është listuar si "anti-ukrainas" për "mbrojtjen e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia", në vitin 2014.

Edhe pse aneksimi ka qenë i paligjshëm, Schroeder ka pyetur: "Ju vërtet besoni se ndonjë president rus do ta ndryshojë këtë? Ky është një realitet me të cilin do të duhet të pajtohemi një ditë".

Schroeder i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Aachener Nachrichten.


Shtuar më 16/11/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori