Kanadaja pritet ta deportojë Demiroviqin e akuzuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë më 1999
Albeu.com
Gjykata federale në Kanada do të shqyrtojë më 15 gusht ankesën ndaj vendimit për deportimin e Dejan Demiroviqit, i cili në Serbi është akuzuar për vrasjen e 14 shqiptarëve në Podujevë në vitn 1999, ka bërë të ditur sot Ambasada kanadeze në Beograd.Në një komunikatë të cilën e citojnë mediat serbe, në lidhje me statusin e Demiroviqt, thuhet se procedura për deportimin e tij përkohësisht është ndaluar derisa gjykata federale të mos vendosë për rastin e tij. "Priten hollësi të tjera të aksionit në lidhje me deportimin e Demiroviqit nga Kanadaja. Ai është shpallur person i cili nuk mund të pranohet në Kanada, dhe në pajtim me këtë, është urdhëruar deportimi i tij", thuksohet në komunikatën e Ambasadës kanadeze.
Pjesëmarrësi tjetër në masakrimin e civilëve shqiptarë në Podujevë Sasha Cvjetan është duke u gjukuar në një proces të përsëritur gjyqësor në Beograd. Që të dy ata i takojnë grupit famëkeq paramilitar "Skorpionët" që vepronin në kuadër të policisë serbe dhe janë të njohur për mizoritë e tyre në Bosnjë dhe Kosovë. qik
Shtuar më 13/06/2005, ora 21:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori