Së fundmi raportohet se
Kanadaja ka vendosur që të legalizojë marihuanën.
Tashmë
Kanadaja është bërë shteti i dytë në botë pas Uruguajit që ka legalizuar posedimin dhe përdorimin e
kanabisit për argëtim.
Te gjithë shtetasit e Kanadasë tashmë u mundësohet që të blejnë kanabis në tregu kombëtar që është hapur në mesnatën e së mërkurës ndonëse është vënë në pikëpyetje ndikimi që ky vendim do të ketë në shëndetin e njerëzve, në ligj dhe siguri publike.
Provincat dhe
komunat kanadeze janë përgatitur për muaj të tërë për t’i dhënë fund ndalimit të
kanabisit dhe mesa duket ja kanë dalë mbanë që të shesin këtë produkt në mënyrë legale. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018,
ora 09:43