Kamioni i plehrave nuk ia merr mbeturinat, banorja ia zbras të gjitha fqinjit
Një banor nga Londra ka treguar përmes Twitterit një moment të pazakontë pazakontë, kur fqinja ia zbrazi mbeturinat para derës pasi kamioni i plehrave nuk ja mori sepse nuk i kishte vendosur në kohë.

“Nuk do e prisja që të jetë pikërisht ajo, që do zbrazte mbeturinat para hyrjes sime, vetëm pse nuk ia kishte marrë kamioni”, ka shkruar Faisal Aldaoudi.

Akoma dhe më keq, mbeturinat nuk ishin në ndonjë qese, duke e bërë mbledhjen e tyre shumë më të vështirë.

Raportohet se atij i janë larguar plehrat dhe zona është dezinfektuar, ndërsa nuk dihet se çfarë gjobe mund të pësojë fqinja e tij.
Shtuar më 30/08/2018, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori