Kamikazet hedhin ne ere ndertesen e amerikaneve ne Afganistan
Albeu.com
Një grup prej 5 talebanësh, dy prej të cilëve kamikazë, kanë sulmuar ndërtesën e shoqatës amerikane Development Alternatives Inc në Kunduz City të Afganistanit duke shkaktuar 8 viktima dhe rreth 30 të plagosur.
Kamikazi i parë e hodhi veten në erë rreth orës 3 të mëngjesit në hyrje të ndërtesës, ndërsa i dyti ndodhej në brendësi të godinës. Menjëherë forcat e policisë kanë rrethuar godinën, por 3 prej terroristëve kanë vazhduar të bëjnë rezistencë.

Zëdhënësi taleban Zabihullah Mujahid ka marrë përsipër atentatin duke theksuar se kjo është një mirëseardhje për gjeneralin amerikan David Petraeus që mbërrin sot në Kabul për të marrë drejtimin e forcës ndërkombëtare Isaf. Guveratori Muhammad Omar bëm me dije se 3 prej viktimave janë civilë gjermanë.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori