Flamur Noka tregon “çelësin” e bashkimit të PD

Deputeti i partisë demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar që të tërhiqet ankimimi në gjykatë i bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të vijë bashkimi.

Sipas deputetit, me dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së shkatërrohen të gjitha vendimet e tjera, ndërsa ka shtuar se 6 marsi tregoi se cila ishte shumica e vërtetë në PD.

“Bashkimi i demokratëve dmth rikthim në normalitetin para 9 shtatorit. Ish-kryetari, Lulzim Basha që mori vendimin individual pa pyetur institucionet mori edhe faturën individuale me ikjen. Bashkë me të ikën çdo vendim që ai ka marrë. Bashkim dmth të tërheqje nga ankimimet në gjykata pasi drejtimin e vendos vota. Pas datës 6 mars ne që dolëm shumicë kemi bërë thirrje vetëm për bashkim. Kryetari i grupit me ndonjë tjetër ka vazhduar agjendë tjetër përçarëse”, deklaroi Noka./albeu.com