“Kam frikë të hap dritaren”: Vdekja i afrohet lagjeve të qytetit, banorët në panik

Turqia është duke u përballur me një numër të madh rastesh pozitive me koronavirus gjatë javëve të fundit duke shënuar gjithashtu qindra vdekje në ditë.

Një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi përllogaritet të jetë ai i Bursas, në të cilin mesatarisht humbasin jetën 30-40 persona në ditë, shkruan albeu.com.

Mediat turke raportojnë se aktualisht bashkia ka zgjeruar vendin e varrezave të qytetit duke blerë hapësira të reja.

Territori i varrezave është shtrirë tashmë pranë zonave të banuara duke shkaktuar frikë dhe ankth gjithashtu tek qytetarët për situatën që po kalohet.

"Kam frikë të hap dritaren tani", shprehet në qytetare për DHA.

Më herët, ministri i Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e qeverisë kundër koronavirusit pasi aktualisht janë ezauruar 76 për qind e kapaciteteve të spitaleve në vend. /albeu.com
Shtuar më 28/11/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori