Kalifornia merr vendimin drastik: S'ka më produkte luksi me gëzofin e kafshëve
Kalifornia është bërë shteti i parë në SHBA që ka ndaluar produktet që përfitohen nga gëzofi i kafshëve dhe shitjen e tyre. Banorët nuk do të jenë në gjendje të shesin ose blejnë më rroba ose çanta dore të bëra nga gëzofi i kafshëve duke nisur që nga viti 2023.

Ky vendim ka lumturuar organizatat që mbrojnë të drejtat e kafshëve. Guvernatori Gavin Newsom ka nënshkruar një projektligj që ndalonte shumicën e kafshëve nga shfaqjet e cirkut, përveç maceve, qenve dhe kuajve.

Kalifornia është një shtet lider, kur bëhet fjalë për mirëqenien e kafshëve dhe sot ajo udhëheqje përfshin ndalimin e shitjes dhe përdorimit të gëzofit të kafshëve“, tha guvernatori Newsom në një deklaratë.

Ata që do të gjenden me shkelje të ligjit do të përballen me një gjobë prej 500 dollarësh, ndërsa nëse kapen në raste të përsëritura gjoba shkon deri në 1000 dollarë, transmeton BBC.

“Ne mbështesin Guvernatorin Newsom dhe ligjvënësit e shtetit për njohjen e faktit se qytetarët e Kalifornisë nuk duan që tregjet e shtetit të tyre të kontribuojnë në kërkesën për produkte leshi”, thuhet në një deklaratë të Humane Society USA.

Pëveçse mbështetje, ky vendim ka marrë edhe kritika. Një ndër kritikuesit e parë të këtij vendimi ka qenë zëdhënësi i Këshillit të Informacionit Fur, Keith Kaplan. Ai pohoi se: “ishte pjesë e një axhende radikale vegane duke përdorur gëzofin, si hapi i parë për ndalime të tjera në ato çfarë ne veshim apo edhe hamë“.

Muajin e kaluar shtëpia e modës “Prada” njoftoi se do të ndalojë përdorimin e leshit, duke filluar me linjën e saj pranverë-verë 2020. Në shkurt, “Selfridges” në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se do të ndalojë shitjen e lëkurëve të kafshëve ekzotike duke nisur që nga shkurti i 2020.
Shtuar më 13/10/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori