E PABESUESHME/ Kalifornia kërkon shkëputjen nga SHBA-të pas fitores së Trump
Pëlqej
Fitorja në zgjedhjet presidenciale amerikane e kandidatit republikan, Donald Trump, ka shkaktuar një tronditje të madhe veçanërisht në shtetet e konsideruara bastione të demokratëve.

Banorët e Kalifornisë, shteti që dërgon më shumë delegatë në Uashington, kanë filluar në rrjetet sociale një fushatë në të cilën kërkojnë shkëputjen e tyre nga SHBA-të.

Në fushatën në fjalë, që është nisur përmes “Twitter-it” nën etiketën #CalExit, zgjedhësit kalifornianë kërkojë shkëputjen e shtetit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë peticion në “Twitter” e kanë nënshkruar me mijëra zgjedhës nga Kalifornia, të cilët theksojnë se shteti i tyre është ekonomia e gjashtë më e madhe në botë. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2016, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori