kaliforni: Protestuesit protestojnë kundër korporatave
Mijëra demonstrues kanë protestuar në Kaliforni kundër pushtetit të korporatave duke bllokuar një nga portet kryesore të Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa si pasoje e protestave është bërë mbyllja e portit të Oklandit.
Turma protestuese ndaloi gjithashtu trafikun në një kryqëzim, ku një veteran i ushtrisë u plagos rëndë javën e kaluar teksa protestuesit përlesheshin me policinë.

Ish-marinsi Scott Olsen, 24 vjec, ndodhet i shtruar në spitalin e Oklandit pasi u godit në kokë nga një bombë gazi të lëshuar nga policia.

Kjo ngjarje katapultoi Oklandin, që ndodhet në Gjirin e San Franciskos, në qendër të lëvizjes “Pushtoni Wall Street”, duke bërë që protestat të përhapen në të gjithë Shtetet e Bashkuara./albeu.vom/
Shtuar më 03/11/2011, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori