Kajro, nisin negociatat Palestinë - Izrael
Pëlqej
Izraeli dhe përfaqësues palestinezë kanë nisur sot bisedimet në kryqytetin egjiptian, Kajro.

Ndërkohë, për momentin është në fuqi armëpushimi i arritur 3-ditor në Rripin e Gazës.

Tryeza e bisedimeve mbahet në një kohë që në Gazë janë vrarë rreth 1 mijë e 900 njerëz që kur shpërtheu konflikti më 8 korrik.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri, tha për BBC se palët duhet ta shfrytëzojnë armëpushimin për të përparuar në bisedimet për një paqe afatgjatë./albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori