Kaddafi: Obama Eshte mysliman
Albeu.com
Lideri libanez Muammer Kaddafi, ka deklaruar se kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, vjen nga një familje myslimane dhe vetë është i tillë.Gjatë një interviste në transmetim të drejtpërdrejtë në një kanal televiziv, Kaddafi tha se “në nëntor pritet që të zhvillohen edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA. Një kanditat mysliman që është arsimuar në një shkollë islamike në Indonezi e që vjen nga një familje myslimane nga Kenia, duket se do të triumfojë më 4 nëntor. Ai quhet, Barak Obama. E gjithë bota islame, e përshëndet dhe e dëshiron këtë kandidaturë. Unë vetë, lutem çdo natë që ai të fitojë. Shpresoj që ky kandidat, me identitet afrikani dhe të një myslimani të mirë, do të dijë si ta transmetojë mirësinë e asaj që përfaqëson tek të gjithë njerëzit. Shpresoj gjithashtu, edhe me ardhjen e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këto të fundit të futen në rrugën e drejtë”.
Shtuar më 24/10/2008, ora 23:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori