Me dorë të fashuar e duke çaluar, Kryemadhi filmohet duke hyrë në selinë e Bashës (VIDEO)

Pa asnjë arritje përfundimtare është ndërprerë takimi i Këshillit politik me ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim.

Pas kësaj ndërprerje, anëtarët e opozitës janë mbledhur në selinë e PD, për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Një ndër pjesmarrësit është edhe Kryemadhi e cila është filmuar me dorë të fashuar dhe duke ecur me vështirësi për shkak të një lëndimi në këmbë.

Në mbledhjen e Këshillit politik, mësohet se do të rikthehen sërish pas 90 minutave, përkatësisht rreth orës 20:30 ndërsa burime bëjnë me dije se janë larguar për konsultime. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 18:38