Kepa bie në “kthetrat” e ekipit të Serie A

Napoli është në kërkim të një portieri për të punuar përkrah Alex Meret, i cili është afër rinovimit të kontratës.

Ditët e fundit, Napoli ka hedhur hipotezën e transferimit të ish-portierit të Juves dhe Fiorentinës, Neto i Barcelonës. Por orët fundit ka dalë një pistë e re, ajo që të çon te Kepa Arrizabalaga.

Portieri spanjoll është në gjueti për një aventurë të re pas disa ulje-ngritjeve te Chelsea dhe “blutë” mund të jenë të gatshëm ta huazojnë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.07.2022 22:36