Ka lindur 12 djem por nuk është plotësisht e lumtur (FOTO LAJM)

Pëlqej
“Pas djalit të shtatë, u shndërrua disi në rutinë”, thanë ata për televizionin ABC.

Djali i tyre Tucker Ray lindi më 4 gusht dhe kësisoj iu bashkua 11 vëllezërve të tjerë, të moshës 21, 17, 16, 14, 11, 10, tetë, gjashtë, pesë, tre dhe një vjeç e gjysmë.

Djemtë e familjes Schwandt, të cilët praktikisht do të mund të formonin një klub futbolli, nuk janë aq të pikëlluar që s’kanë motër.

“Për ne kjo është normale. Është e mrekullueshme të jetosh me 11 shokët më të mirë, tha njëri nga 11 vëllezërit e Tuckerit të porsalindur.

Babai i tyre, i cili fëmijën e parë e fitoi derisa ende ishte në studime universitare, thotë se më së shumti e frikëson momenti kur të gjithë ata do të kenë patentë shoferi, duke shtuar se që tani hyrja para shtëpisë së tij i ngjan një tregu të automobilave të vjetër.

Ndonëse i kanë tashmë 12 fëmijë, ky çift bashkëshortor nuk e hedhë poshtë mundësinë të kenë ende fëmijë.

“Le a bëjë natyra punën e saj. Nëse do të ketë sërish, jam i sigurt që prapë do të jetë djalë”, tha Jey, duke shtuar se mbase kështu do të ishte më së miri, sepse për një vajzë do të ishte e vështirë të gjendet në mesin e kaq shumë meshkujve.


Shtuar më 16/10/2018, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori