Ka filluar lirimi i një numri të burgosurish talebanë
Pëlqej
Albeu.com
Ushtria amerikane në Afganistan ka filluar sot (e premte) lirimin e një numri të vogël të burgosurish, si pjesë e përpjekjeve për të bindur talebanët për t'i dhënë fund kryengritjes së tyre, njofton BBCWorld. Ajo gjithashtu ka ofruar amnesti për militantët, që zotohen të mbështesin qeverinë e Hamid Karzait. Të burgosurit janë të dyshimtë të arrestuar pas rënies së regjimit të talebanëve më 2001.
Amerikanët mbajnë në burg rreth 500 kryengritës të dyshimtë talebanë në dy bazat amerikane në Afganistan, në Bagram dhe në Kandahar.
Shtuar më 18/03/2005, ora 21:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori