Junker: Jam i shqetesuar nga renia e Euros
Albeu.com
Jean-Claude Juncker, kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, deklaroi ditën e hëne se ishte i shqetësuar nga shpejtësia përmes të cilës po ulej norma e shkëmbimit të euros gjatë kohëve të fundit.
"Do të vëzhgojmë nga afër zhvillimet në tregje valutore dhe do të zhvillojmë bisedime mbi këtë. Nuk jam i shqetësuar nga norma e shkëmbimit valutor aktual, por nga shpejtësia me të cilën norma e shkëmbimit valutor është ulur", deklaroi ai në Bruksel. Ai i bëri këto deklarata në një takim të ''Eurogrup'', forumi i ministrave të Financave të zonës euro. Euro pësoi rënie të fortë ditën e hënë deri në 1.2235 dollarë, niveli më i ulët i euros prej katër vitesh.
Shtuar më 18/05/2010, ora 09:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori