Parashikimi i motit për datën 10 nëntor 2022

Ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Mjegulla dhe mjegullina e mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve do të bëhet përsëri e pranishme. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje e veriperëndim ndërsa përgjatë bregdetit deri mesatare në mesditë.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë. Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 18°C

në zona e ulëta 4 deri 23°C

në zona bregdetare 10 deri 24°C.