Juncker: Presidenti Trump nuk është kërcënim, thjesht nuk na njeh
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, gjatë një mbledhjeje jo formale në Maltë, ka deklaruar se nuk e sheh si një kërcënim për Bashkimin Evropian, presidentin amerikan, Donald Trump.

“Nuk mendoj se jemi të kërcënuar, por mendoj se ka vend për shpjegime sepse duket sikur administrata e re amerikane nuk e njeh Bashkimin Evropian në detaje”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij duke shtuar se në Evropë, detajet vlejnë shumë.

Që prej marrjes së presidencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Donald Trump, liderët evropian kanë qenë të shqetësuar për marrëdhënien e

Evropës me SHBA-në pas disa deklaratash të Trump, në të cilën kritikonte Evropën./Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 07:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori