Juncker: Donald Trump më quajti "vrasës brutal"
Shefi i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ai ishte etiketuar si një "vrasës brutal" nga Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë takimit që zhvilloi në samitin e G7.

"Trump më tha javën e kaluar se je një vrasës brutal", tha Juncker gjatë një fjalimi në Parlamentin e Bavarisë në Mynih të enjten., raproton Bloomberg.

“Kjo është hera e parë që Luksemburgu është kthyer në rrezik kaq të madh për Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ai ka synuar shprehjen e ndonjë komplimenti, mirëpo nuk jam i sigurt”, ka vijuar më tej Juncker.

Samiti i G7-ës ka dështuar të qetësojë tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe fuqive tjera, të cilat Trump i akuzon për politika tregtare të padrejta kundrejt SHBA-së.
Shtuar më 14/06/2018, ora 21:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori