Juncker-deputetëve të PE-së: Jeni qesharakë!
”Jeni qesharakë”, kështu u tha sot deputetëve të Parlamentit Evropian shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë një sesioni plenar, zhvilluar në Strasburg.

Juncker ishte jashtëzakonisht i irrituar me numrin e madh të deputetëve që mungonin gjatë një debati për bilancin e presidencës së Maltës të Bashkimit Evropian, që përfundoi të premten e kaluar.

”Fakti që vetëm 30 deputetë të parlamentit janë të pranishëm, ilustron faktin se ky parlament nuk është serioz”, u shpreh ai.

Sipas tij, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti francez, Emmanuel Macron, do të ishin të pranishëm, atëherë situata do të ishte ndryshe.

Juncker u ndërpre në diskutimin e tij nga presidenti i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi të ndryshonte gjuhën e ashpër dhe ta tërhiqte fjalën “qesharakë”.

“Kurrë nuk do të marr më pjesë në të tilla takime”, u përgjigj Juncker duke theksuar se parlamenti duhej të respektonte presidencat e radhës të vendeve të vogla. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori