Julia Roberts shpërblehet edhe me një çmim
Albeu.com
Aktorja amerikane Julia Roberts është shpërblyer edhe me një çmim. Ajo ka rrëmbyer çmimin vjetor të kinematografisë amerikane "American Cinematheque Award", gjatë një ceremonie e cila u zhvillua të premten në Beverly Hills.Aktorja 39-vjeçare është nderuar për kontributin e saj në industrinë filmike, në ceremoninë e 22-të me radhë. Ajo është ndjekur nga yjet e kinematografisë, si Tom Hanks, Natalie Portman dhe Sally Field.
Shtuar më 16/10/2007, ora 16:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori