"Ju bëjnë më keq", ministri francez: Mos i merrni këto ilaçe për koronavirusin!
Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran paralajmëroi qytetarët të mos përdorin ilaçe inflamatore si ibuprofen apo kortizon, sepse mund ta përkeqësojnë situatën e koronavirusit. Veran, një mjek i kualifikuar, shkroi në Twitter se përdorimi i këtyre ilaçeve më shumë mund të dëmtojë sesa të lehtësojë gjendjen e pacientit.

“Në rast temperature, përdorni paracetamol. Nëse përdorni inflamatorë ose keni dyshime më mirë konsultohuni me një mjek”, shkruan ministri. Edhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë e kanë theksuar se mjekimet anti-inflamatore mund të përbëjnë rrezik për të prekurit nga sëmundje infektive, sepse ato kanë tendencën të reduktojnë reagimin e sistemit imunitar të trupit.

Franca së fundi i ka shtuar kontrollet mbi shitjen e ibuprofenit dhe paracetamolit, të cilat tani shiten në pjesë të madhe, “nën dorë”, siç thonë mediat atje. Sipas gazetës Le Figaro, ibuprofeni mund të përkeqësojë infeksionet ekzistuese duke çuar ndoshta në “komplikacione”.

Duke tkurrur përgjigjen e sistemit imunitar me anë të anti-inflamatorëve, jo vetëm që mund të dëmtojnë trupin tonë, por edhe të fshehin shenjat dhe seriozitetin e problemit, duke vonuar diagnozën dhe trajtimin e saj“, thotë gazeta.
Shtuar më 15/03/2020, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori