Një tjetër skuadër gjermane i ve “syrin” Milot Rashicës

Performancat e zhvilluara nga Milot Rashica këtë sezon me fanellën e Ëerder Bremen, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane.

Deri më tani janë përmendur emra si Liverpool, Dortmund. Por, së fundmi kësaj liste i është shtuar edhe Leipzig.

Pritet që këta të fundit në ditët në vijim të ndërmarrin hapa konkrete, pasi e dëshirojnë me çdo kusht sulmuesin e Kosovës. Në vitet e fundit, Leipzig është shndërruar në një skuadër mjaft konkurruese, teksa këtë sezon ka mbërritur deri në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe renditet në vendin e tretë në Bundesligë.


Shtuar 18.04.2020 12:26