Jordanidis: Diplomacia greke nuk ekziston
Pëlqej
Greqia ka një politikë të jashtme tepër të dobët, e cila gati as që ekziston.

Duke u gjendur në qendër të një harku të madh të destabilitetit, duke filluar nga Libia, jugu i Kretës, përmes Egjiptit, Gazës ku forcat ajrore izraelite në mënyrë të pamëshirshme bombardojnë, Siria e kapluar nga lufta qytetare, deri në Ukrainë, Greqia sillet vetëm si vëzhguese.
Kështu shkrun në gazetën e përditshme "Katimerini" kolumnisti grek.

"E gjithë kjo ndodh në një Qeveri kryetari i së cilës Andonis Samaras, si ministër i Punëve të Jashtme i kryeministrit Micotakis totalisht e shqetësoi skenën e brendshme politike dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke e filluar betejën që të mos e njohë Shkupin e cila u nda nga Federata jugosllave nëse nuk e heq fjalën Maqedonia ose derivatet e saj nga emri i saj", shkruan Jordanidis, transmeton Rel.

I njëjti analist thotë më tej se Samaras dhe Venizelos duket se kanë hequr dorë nga bindjet e tyre lidhur me emrin e Maqedonisë dhe se po ulen në tryezë edhe për të gjetur një emër, që për shumë grekë do të jetë i kontestueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori