Jordania kërkon hakmarrje për pilotin e vrarë
Militantët e ISIS kanë vrarë sot në mënyrë ç’njerëzore pilotin jordanez Maaz al-Kasaesbeh.

Lidhur me këtë vrasje ka reaguar edhe shteti jordanez.

Ushtria e Jordanisë është zotuar se do të “hakmerret” kundër militantëve të IS-it.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah, ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara për t’u kthyer në vendin e tij.

Ndërsa, Obama ka theksuar se nëse videoja e publikuar nga IS është e vërtetë dëshmon sesa barbarë janë militantët e ISIS-it./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2015, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori