E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Jordania ekzekuton me varje 15 të burgosur
Jordania ka ekzekutuar të shtunën me varje 15 të burgosur, ka njoftuar ministri i Informacionit, Mahmud al-Momani.

Dhjetë nga personat që janë varur, ishin dënuar për akuza në lidhje me terrorizëm dhe pesë të tjerë për krime “monstruoze”, duke përfshirë përdhunimin, u ka thënë gazetarëve, ministri Momani.

Edhe pse mbreti Abdullah II, kishte thënë në vitin 2005 se Jordani do të bëhet shteti i parë në Lindjen e Mesme, që do të ndalojë dënimet me vdekje, pas rritjes së numrit të krimeve, në dhjetorin e vitit 2014, Jordania dënoi me varje 11 burra, të cilët ishin shpallur fajtorë për vrasje.

Këto akte u kritikuan nga grupet për të drejtat e njeriut. /albeu.com/

Shtuar më 04/03/2017, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori