Shtëpia e barit në Vlorë, arrestohen dhe 3 punonjës të OSHEE

Policia, në lidhje me ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku u gjet një “shtëpi bari”, ka arrestuar dhe 2 elektricistë dhe një faturist.

Arrestimi i Elmaz Elmazi, Erand Malkaj dhe Marsel Rrapaj u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon operacioni policor i koduar “KUSHTRIMI”.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve.

Një ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Rr., 40 vjeç.

Në vijim të operacionit policor të koduar “KUSHTRIMI”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

– E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe  M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturistë pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në zonën që ata kishin në monitorim, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në banesën në përdorim nga shtetasi A. Rr., e cila ishte përshtatur si ambient për kultivimin e bimëve narkotike cannabis sativa në kushte laboratorike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 3.03.2022 08:32