Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi
Evropian më 31
tetor, pavarësisht çfarë, tha
zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris
Johnson.
Zëdhënësi gjithashtu tha që
Britania e Madhe do të vazhdojë të punojë për të kërkuar një marrëveshje daljeje me kolegët në Bashkimin
Evropian, dhe se qeveria shpresonte që blloku të ndryshojë qëndrimin e tij në të ashtuquajturën prapavijë irlandeze.
“
Britania do të largohet nga BE në 31
tetor pavarësisht nga pasojat. Nuk ka ‘nëse’ ose ‘pse’. Ne duhet të rivendosim besimin në demokracinë tonë dhe të përmbushim premtimet e bëra për qytetarët. Politikanët nuk mund të zgjedhin që votat e kujt do të respektohen. Ata janë zotuar të respektojnë rezultatet e referendumit dhe ne duhet ta bëjmë atë “, tha një zëdhënës.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Komisionit
Evropian, Mina Andreeva tha se KE ishte e hapur për bisedime me kryeministrin
Johnson, në mënyrë që të shmangte një Brexit të rëndë që mund të shkaktojë një rënie të madhe ekonomike.
Megjithatë, ajo tha, një marrëveshje britanike-BE mbi Brexit tashmë është arritur.
“Por ne jemi të hapur për të diskutuar deklaratën politike”, tha Andreeva.
Shtuar më 05/08/2019,
ora 16:12