Joe Biden rikthen Hilary Clinton në një post të rëndësishëm për Kosovën
Presidenti i zgjedhur Joe Biden po pritet ta angazhojë në pozitën e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.

"Washington Post" shkruan se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, duke besuar se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë, ajo mund të përfaqësojë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së, kushtuar Kosovës.
Shtuar më 13/11/2020, ora 22:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori