Jo vetëm në Angli, mutacioni i COVID-19 prek edhe Italinë
Mutacioni i ri i COVID-19 ka mbërritur në Itali.

Sipas mediave në vendin fqinj, rasti është identifikuar nga Laboratori i Virologjisë i "Ospedali Riuniti" të Ankonës.

Lajmi është konfirmuar dhe nga drejtori i Laboratorit Stefano Menzo, i cili ka thënë se personi ka pasur kontakt me njerëz në Britaninë e Madhe, pasi është zbuluar ai është izoluar bashkë me familjen e tij.

"Bëhet fjalë për një person që nuk ka patur lidhje direkte me Britaninë e Madhe ndërsa u zbulua pas simptomave të një ftohje të rëndë dhe tani është në izolim me familjen e tij.

Ndërkohë ne kemi thelluar hetimet dhe e dimë tashmë që është varianti britanik i Covid-19.", u shpreh Menzo.
Shtuar më 23/12/2020, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori