Jevtiç: Rrënimi i murit hap dyert për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç ka thënë se rrënimi i murit hap dyert për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

"Pas disa ditëve negociatash të cilat ishin jashtëzakonisht të vështira është arritur marrëveshja që është më e rëndësishme e cila ndihmon në uljen e tensioneve dhe njëkohësisht hap dyert për vazhdimin e bisedimeve rreth të gjitha qështjeve të hapura", ka thënë Jevtiç.

Kujtojmë se marrëveshja për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës u arrit dje pas diskutimit mes institucioneve të nivelit qendror të Kosovës dhe Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2017, ora 15:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori