Jetonte me të që prej vitit 1998, mjekët shtangen nga ajo qëi gjejnë në stomak
Pëlqej
Një pacient nga Kina i ka lënë mjekët të shtangur pasi ka përfunduar në sallën e operacionit nga dhimbjet e forta të stomakut.

Pacienti 40 vjeçar u paraqit më 13 prill në spital me dhimbje shumë të forta të zonës abdominale, dhe pas ekzaminimit që i bënë, mjekët zbuluan se kishte një trup të huaj në stomak.ponos-stomaxi

Pas operacionit ata kanë treguar se i kanë gjetur një çakmak.

Pacienti kishte treguar se këtë çakmak e kishte gëlltirur gabimisht që në vitin 1998 por nuk kishte pasur shqetësime të mëdha. Prandaj e kishte shtyrë deri më tani.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët pohuan se tashmë gjendja e tij është e mirë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori