“Me qetësi dhe dashuri”, Meta e nis fundjavën i veshur sport dhe me macen në krahë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka një shprehje të vetën, tipike e cila njihet gjerësisht nga audienca.

“Me qetësi dhe dashuri” është bërë në një farë mënyre slogani i Metës, slogan të cilin e përdor në përditshmëri por edhe gjatë situatave të caktuara politike.

Ama për disa kohë ai e kishte rralluar, pasi konfliktet me qeverinë nuk ishin aspak “të qeta”.

Por ditën e sotme Meta ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social Facebook ku shfaqet me macen e tij në krahë dhe i veshur sport.

Ai ka shkruar: “Një fundjavë të mbarë! Me qetësi dhe dashuri!” /albeu.com/


Shtuar 1.02.2020 08:33