Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit? Papa Françesku i lutet Zotit të mos ndodhë
As kreu i Vatikanit, Papa Françesku, nuk e mirëpret atë që mund të bëjë Trump, njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Kleriku i lartë ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik.

"I lutem Zotit që identiteti i tij të ruhet dhe forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës, dhe që mençuria dhe maturia mbizotërojnë për të parandaluar që elementët e rinj të tensionit të shtohen në një kontekst global tashmë të tronditur nga kaq shumë konflikte mizore", u shpreh Papa Françesku gjatë fjalimit javor. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori