Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Jeremiq: Katari eshte nen presion qe ta njohe Kosoven, por nuk do te ndryshoje qendrimin
Albeu.com
“Me gjithë presionet e mëdha, Katari nuk do ta ndryshojë qëndrimin rreth Kosovës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, të hënën, gjatë qëndrimit të tij në këtë shtet arab, ku thuhet të jetë marrë vesh ...... për hapjen e ambasadës së Katarit në Serbi dhe për përparim të marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Dohës.
“Nikoqirëve u jam falënderuar për përkrahjen parimore në luftën tonë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Serbisë”, ka thënë Jeremiq, duke shtuar: “Me gjithë presionet e mëdha që ta njohin Kosovën, qëndrimi i Katarit nuk do të ndryshojë”.
“Për ne kjo është me rëndësi të madhe, marrë parasysh ndikimin e këtij vendi në botën myslimane”, ka thënë Jeremiq për agjencinë FoNet. Gjatë qëndrimit në Katar, Jeremiq thuhet të jetë takuar me kryeministrin sheikun Hamad bin Jasim bin Xhabr al Tani, si dhe me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Jashtme të Katarit, Ahmad bin Abdullah al Mahmudi.
Shtuar më 16/02/2010, ora 15:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori