Jeremiq: BE nuk eshte e gatshme per zgjerim
Albeu.com
“Duket se Bashkimi Evropian po braktis konsensusin për vazhdimin e procesit të zgjerimit”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq. Ai shtoi se “me gjithë entuziazmin për Serbinë në një numër shtetesh të BE-së, Këshilli i ...... Ministrave të Unionit në takimin e fundit vendosi ta shtyjë dërgimin në Komisionin Evropian të kërkesës serbe për të marrë statusin e vendit kandidat”.

“Është për të ardhur keq se gjendja shumë e vështirë ekonomike dhe politike ka bërë që disa vende të jenë kapur nga një ngërç ekstrem sa i përket vazhdimësisë së zgjerimit”, tha Jeremiq për mediat serbe.
Shtuar më 04/07/2010, ora 16:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori