Jeremic: Mjaft kushtezimeve te reja
Pëlqej
Albeu.com
Serbia nuk duhet të shikohet si rast sui generis kur bëhet fjalë për hyrjen në BE, por duhet t`i ofrohen shanset dhe mundësitë e njëjta sikurse vendeve tjera që janë kandidate për BE. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç. Pjesëmarrës në konferencën "Serbia dhe BE - forcim i perspektivës evropiane" ai reagoi pas deklaratave të disa zyrtarëve evropian për kushtëzime të Serbisë në rrugën e integrimit të saj në BE, duke u bazuar në kundërshtimet ndaj EULEX-it. Ai tha se duhet të pushojnë kushtëzimet e reja dhe pengesat për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE). "Mjaft pengesave të reja për hyrjen e Serbisë në BE", tha Jeremiç.
Shtuar më 06/11/2008, ora 21:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori