Jeremic: Kemi arsye per te qene optimist
Albeu.com
Kemi arsye që të jemi optimistë në prag të dhënies së mendimit të GJND-së për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, i ka deklaruar sot FoNetit në Almaty, kryeqytetin e Kazakistanit, ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq.
Ai ka paralajmëruar se në gusht, kur Rusia do të marrë kryesimin e KS të OKB-së, do të mbahet mbledhja kushtuar Kosovës.

“Po ia afrohemi pikës së vendosjes, kjo është sot në Kazakistan më shumë se e qartë. Gjithë sytë janë drejtuar në Hagë. Kemi arsye të jemi optimistë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se fitorja në Hagë është vetëm një hap në rrugën të cilën e kemi nisur”, ka deklaruar Jeremiq.

Jeremiq, i cili në Almaty ka marrë pjesë në mbledhjen ministrore joformale të OSBE-së paralajmëron se në gusht politika e Serbisë do të ballafaqohet me sfida të rënda, “por nuk kemi asnjë dilemë se duhet të vazhdojmë rrugës së njëjtë”, ka thënë ai.

“Nuk ka kthim mbrapa dhe nuk ka lëshime”, thotë Jeremiq, duke saktësuar se 5 vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këtë nuk do ta bëjnë edhe pas mendimit të GJND-së.

“Këtë nuk do ta bëjë as Rusia me të cilën vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka theksuar Jeremiq. Ai ka thënë se me Rusinë janë marrë vesh që menjëherë në fillim të kryesimit të saj me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në gusht, të mbahet mbledhja e kësaj organizate, në të cilën duhet të shqyrtohet gjendja në territorin e Kosovës.
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori