Jeremic: Gjithcka per bisedime te reja rreth Kosoves
Albeu.com
Vuk Jeremiç ka theksuar se të gjitha përpjekjet e Beogradit janë përqendruar në sigurimin e bisedimeve të reja për statusin e Kosovës, ndonëse “kundër kësaj ideje janë një numër shtetesh jashtëzakonisht të fuqishme”.
Ministri i Jashtëm serb theksoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë opinionin e vetë lidhur me pavarësinë e Kosovës “në një të ardhme shumë të afërt”.

“Bazuar në ato që kemi mësuar nga burime të ndryshme kemi arsye për të qenë optimist”, deklaroi Vuk Jeremiç, transmeton Evropa e Lirë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë theksoi se Beogradi shpreson që në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të sigurojë shumicën e vendeve që besojnë se “zgjidhja e kompromisit për Kosovën mund të arrihet vetëm me negociata të reja”.
Shtuar më 12/07/2010, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori