Jepet alarmi, cili është rreziku i fluturimeve civile mbi Mesdhe?
Pëlqej
Eurocontrol, një organizatë e Bashkimit Evropian e cila është përgjegjëse për trafikun ajror në kontinent, ka ngritur alarmin ndaj operatorëve të fluturimit në Mesdheun Lindor, duke paralajmëruar ata që të jenë gati për nisjen e raketave të NATO-s në Siri.

“Për shkak të fillimit të mundshëm të sulmeve ajroreSiri me raketa ajrore dhe / ose të lundrimit brenda 72 orëve të ardhshme dhe mundësinë e ndërprerjes së përhershme të pajisjeve të radiovalëve, duhet të merret në konsideratë kur planifikohen operacionet e fluturimit në zonën e Mesdheut Lindor / Nikosia FIR”, thuhet në njoftim.

Me këtë njoftim paralajmërohen pilotët që të jenë të gatshëm për rreziqet e fluturimit dhe pengesat që mund të lindin.

Më shumë se sa goditja nga ndonjë raketë apo përfshirja në konflikt, acvionët rrezikojnë pasi shtetet e përfshira në konflikt mund të ndërmarrin masa diversive ndaj kundërshtarit përmes prishjes së sinjaleve të radarëve duke nxjerrë nga kontrolli mjetet fluturuese.

Në këtë mënyrë, nëse do të ketë ndërprerje të shërbimit të komunikimit si edhe të atij GPS siç ndodhi pak javë më parë në aeroportin e Nikosias, avionët mund të përballen me rreziqe që rrjedhin na keq orientimi i tyre gjatë fluturimit. /albeu.com/


Shtuar më 11/04/2018, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori