Jep dorëheqje ambasadori i Britanisë në Bruksel
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Bruksel ka dhënë lajmin se është dorëhequr nga ky post.

Ai ka lajmëruar për dorëheqjen e tij nga ky post me anë të një postimi në "Twitter".

Sir Ivan Rogers, diplomati kryesor britanik në Bruksel ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, vetëm disa muaj para se Britania e Madhe të dalë edhe zyrtarisht nga Bashkimi Europian.

Ende nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së tij, edhe pse ambasadori ka bërë me dije se së shpejti se do të dalë për deklaratë për media. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori